Kjo është premia që i është premtuar Kosovës në rast të kualifikimit në Evropian

Sport November 12, 2018 - 19:20

Ndihmëstrajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti ka qenë mysafir në emisionin “90Plus” në Radio Prishtina dhe Zëri TV, ku ka treguar për preminë që e ka premtuar kryeparlamentari Kadri Veseli në rast të kualifikimit në Evropianin 2020.

“Interesimi i të gjithëve është që të arrijmë suksese, ‘Dardanët’ janë meritorë që kemi këto rezultate. Dua ta them patjetër, deri më tani prej të gjithë liderëve më i përkushtuari deri tash është kryetari i Parlamentit, Kadri Veseli, i cili ka premtuar edhe premi. Ai është shumë i interesuar që të arrihet ky objektiv. Është për ta përgëzuar, e falënderoj pasi është një njeri që gjithmonë na rri mbrëma. Sikur premitë që i kishte premtuar për kualifikimet për Botëror, të njëjtat i ka premtuar edhe për kualifikimet në Kampionat Evropian. Na përkrah edhe në aspektin moral”, ka thënë Sahiti, i cili megjithatë nuk e ka zbuluar shumën e premtuar. /Zëri/