Duraku dhe Veliu flasin për Përfaqësuesen e Kosovës në ‘90Plus’ (VIDEO)

Sport November 12, 2018 - 19:13
Detajet

Analistët e futbollist, Fahredin Duraku dhe Fetah Veliu janë të ftuar në emisionin “90Plus” në Radio Prishtina dhe Zëri TV, ku po e analizojnë gjendjen momentale të Përfaqësueses së Kosovës dhe gjasat e saj për të depërtuar në fazën tjetër në Ligën e Kombeve.

“Lojtarët e kanë kuptuar vizionin e trajnerit Challandes, i cili po e analizon çdo detaj. Të shohim se si do të funksionojë, se a do të vazhdohet me ritëm të njëjtë. Kosova duhet ta fitojë këtë grup në të cilin gjendet. Më pas të mundohemi t'i mposhtim edhe kundërshtarët tjerë. E kemi një ekip të fortë për të ardhmen, me perspektivë, që janë rritur jashtë, në mënyrë që pas katër vjetësh të jemi lart. Duhet të jemi të kënaqur me ecurinë e deritashme. Po shohim gjëra pozitive, por ka edhe mangësi”, ka thënë trajneri Duraku.

“Ky kontingjent i lojtarëve është një dhuratë e madhe për Përfaqësuesen e Kosovës. Ne gjithmonë themi për një lojë apo dy se kemi bërë punë të mëdha. Ne jemi në fazën fillestare. Punë të mëdha kanë bërë Majlinda Kelmendi e Driton Kuka. Ne nuk e kemi parë ende një organizim të lojës, nuk ka rrjedhë të mirë. Kemi lojtarë në numër sa të duash. Na nevojitet një dorë e një trajneri profesional”, ka shtuar trajneri Veliu. /Zëri/