Sahiti flet për vendimin e Ardian Ismajlit për ta lënë Kosovën

Sport November 12, 2018 - 18:49
Detajet

Ndihmëstrajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti ka qenë i ftuar në emisionin “90Plus” në Radio Prishtina dhe Zëri TV, ku ndër të tjera ka folur edhe rreth vendimit të Ardian Ismajli për t’u larguar nga Kosova dhe për t’iu bashkuar Kombëtares shqiptare.

“Komunikimi nuk mungon, kemi folur me të gjithë futbollistët. Ardiani ka qenë kapiten i Kosovës U-21. Nëse një lojtar nuk e ndien kënaqësinë shpirtërore dhe është në dy mendje, nuk ia vlen. Është e drejt e tij, është përcaktuar për Kombëtaren shqiptare. E respektoj vendimin e secilit. Unë i uroj shumë sukses Ardianit. Ka vendosur të shkojë dhe të luajë për Kombëtaren. Ne nuk mund t’i joshim lojtarët sikur ekipet. Nuk mund t’i garantojmë se do të luajë titullarë. Nëse i bëjmë premtime, nuk do të ishim seriozë”, ka thënë Sahiti, i cili ka shtuar se ardhja e Arijanet Muriqit e ka gëzuar shumë pasi e ka cilësuar atë si një portier shumë perspektiv. /Zëri/