Familja e Aziz Salihut me emra të fortë në qytetin e Shkupit!

Sport November 12, 2018 - 16:35
Detajet

Aziz Salihu, e gjithë bota e di që ka qenë boksier i madh dhe fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, ndërsa vëllai i tij, Faton Salihu ish boksier i spikatur dhe aktualisht nënkryetar i Federatës së Boksit të Maqedonisë.

Kush janë dy të tjerët, që pak di opinioni për ta?

Avdyl Salihu është këshilltar i sportit në qytetin e Shkupit dhe menaxher i licencuar për sporte luftarake, pastaj Valon Salihu, zëdhënës i kryetarit të qytetit të Shkupit dhe njëherësh e ka hapur turneun  'Gongu i Artë’ në boks.