Juventus me rekord historik në Serie A

Sport November 12, 2018 - 15:57
Detajet

Ky Juventus sivjet është i frikshëm dhe sigurisht që nuk është çudi edhe hapi i saj në kampionat, madje, sikur të mos ishte për atë barazim me Genoan, një aksident rrugor do të ishte me pikë të plota ende.

Gjithsesi, pas 12 javësh në kampionat, “Zonja e Vjetër” ka arritur të grumbullojë 34 pikë, një rekord absolut jo vetëm për historinë e klubit bardhezi, por edhe të historisë së Serisë A. Askush deri më dje nuk kishte arritur që të bënte më mirë sesa kaq.

Skuadra e Massimiliano Allegrit arrin të thyejë kështu rekordin e vendosur nga Roma (sezoni 2013-2014) dhe Napoli (2017-2018) më parë, të cilat kishin arritur që të shkonin deri 31 pikë.

Kjo është një tjetër arritje që tregon forcën e Juventusit, por edhe dominimin e Cristiano Ronaldos me shokë, që vazhdojnë të mos njohin rivalë për momentin.