E DHIMBSHME: Viza e lë Donjeta Sadikun pa Botëror?

Sport November 12, 2018 - 15:49

Ekipi i Kosovës në boks nuk ka arritur të pajiset ende me viza të Indisë, shkruan Zeri.info.

Kampionati Botëror për femra do të fillojë më 15 nëntor, por boksierja Donjeta Sadiku, trajneri i saj Besim Brahimi dhe gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli nuk e kanë marrë ende asnjë sinjal nga Ambasada e Indisë në Sofje të Bullgarisë, ku ka aplikuar për viza.

Fillimi i Botërorit po afron, ndërsa ekipi kosovar tashmë ka filluar të frikësohet se mund ta humbasë këtë eveniment të rëndësishëm.

“Kampionati Boteror për femra edhe pse fillon me 15 nentor ekipi I Kosoves ende nuk është paisur me viza të Indisë qe te mare pjese në kampionatin Boteror me Donjeta Sadikun qe njiherit ky kampionat eshte dhe kualifikues per Lojrat Olimpike Tokio 2020. Ekipi Kosoves ne perberje boksierja 60kg.Donjeta Sadiku,trajneri Besim Brahimi dhe gjyqtari nderkombetar Latif Demolli edhe pse qe 2 muaj ka pergaditur gjithë dokumentacionin per viza dhe ka dorezuar ne Ambasaden e Indisë në Sofje të Bullgarisë ende jan duke pritur per tu paisur me viza. Edhe pse Federata Indiane,Komiteti Olimpik i Indisë,Komiteti Olimpik Nderkombetar kanë dhene lejen dhe kan derguar shkresat per ekipin Kosova rte paisen me viza,por pengese eshte ende Ministria e puneve te jashtme e Indisë. Mediat indiane shkruajnë për problemin me viza të ekipit të Kosovës në boks. Boksierja jonë, Donjeta Sadiku, ende nuk e ka të sigurt pjesëmarrjen në kampionatin botëror të boksit, që mbahet në Indi prej 15 nëntorit, shkaku i problemit me vizë, pavarësisht se ajo dhe ekipi i saj janë pajisur me pasaportën e Shqipërisë”, njofton Federata e Boksit të Kosovës. /Zëri/