Antonella Cavalieri ndoqi rrugën e saj, e la Dybalan për tradhti

Sport November 12, 2018 - 14:46
Detajet

Antonella Cavalieri tregon se e ka vuajtur shumë fundin e dashurisë me Paylo Dybalan, por nuk mund t’i duronte me gjatë gënjeshtrat e sulmuesit të Juventusit, transmeton SS.

“Popullariteti dhe vajzat që qëndronin në radhë për t’u lidhur me të e shkatërruan historinë tonë. Ai gjithmonë e ka mohuar që ka patur marrëdhënie të tjera, por erdhi një moment kur nuk mund t’i besoja më, bëra gati valixhet dhe u largova.”  

Por modelja nuk u shkurajua, ajo lajmëroi se ka ndjekur rrugën e saj, por pa u kthyer në Argjentinë.

“Gjithsesi, vendosa të qëndroja në Itali dhe t’i luaja të gjitha kartat. Më pëlqen shumë të punoj në televizion. Ky vend u ka sjellë fat shumë modeleve argjentinase, si Belen Rodriguezit apo Wanda Naras. Ndoshta edhe unë do të kem fatin e tyre.”

Antonella po korr frytet e para të ambicies së saj. Ajo tregon se ka një projekt ambicioz.

“Jam shumë e lumtur që ndodhem këtu, veçanërisht si pjesë e projektit “Working in Abu Dhabi.”

Së shpejti, ish-in e Dybalas do ta shohim në ekranin e madh.

Image

Image

Image

Image

Image

Image