Berlusconi: 2.5 milionë tifozë më urrejnë

Sport November 12, 2018 - 14:34
Detajet

Silvio Berlusconi duket se e ka të vështirë të mos komentojë Milanin, edhe kur është në mbledhjet e forumit rinor të partisë që drejton. Ish-presidenti kuqezi është munduar të justifikojë vetveten për shitjen e klubit te kinezi Yonghong Li.

Përpara auditorit me të rinjtë, “Kavalieri” ka shpjeguar arsyet që e shtynë të shiste Milanin, duke pranuar njëkohësisht se ishte i lodhur me vështirësitë që paraqiste menaxhimi i një klubi të madh.

“2 milionë e gjysmë milanistë janë të nevrikosur me mua se i shita Milanin një personi që rezultoi më pak i aftë se unë", u shpreh ai.

"Pas 30 vjetësh nuk mundesha më të vazhdoja të drejtoja klubin, shpenzimet e të cilit ishin tepër të mëdha për një familje si e imja. Jam dhe besoj se do të jem i vetmi president që ka korrur më shumë suksese në futboll”, deklaroi Berlusconi