Panucci flet për Loret Sadikun që e refuzoi ftesën e Shqipërisë, tregon arsyet

Sport November 12, 2018 - 14:29
Detajet

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci, ka folur për Loret Sadikun, i cili e refuzoi ftesën e tij, për siç u tha, Kosovën.

Sadiku, megjithatë, mbetet në planet e Christian Panuccit për të ardhmen, pavarësisht se nuk pranoi të ishte pjesë e skuadrës për dy ndeshjet e radhës. Trajneri italian tregoi në konferencën për shtyp se kishte patur një bisedë me mbrojtësin e Kasimpasas në Turqi, duke sqaruar edhe arsyen e refuzimit.

“Sadikun e ftova pastaj me dërgoi një mesazh dhe folëm me njëri-tjetrin. Ai ishte i lumtur për grumbullimin, por më tha që kishte pasur probleme, nuk ishte 100%. Më kërkoi që të mos e grumbulloja. Edhe unë i thashë që të mos vijë nëse nuk është i gatshëm 100%. Ai është në plane për të ardhmen. Më pas ftova Kaçen, pasi edhe Ylber Ramadani kishte dëmtim.”

Golat e Kaçes dhe Grezdës: “Më vjen mirë që shënuan Grezda e Kaçe, pasi kanë gjetur motivim. Grezda është më mirë se një muaj më pare, ndërsa Kaçe shënoi në një ndeshje te rëndësishme”

Skocia: E merituam humbjen në ndeshjen e parë. Nuk luajtëm mirë, vuajtëm agresivitetin. Në shtëpi tonë do jetë ndryshe. Me Izraelin nuk morëm rezultatin që meritonim. Kemi pësuar 3 gola nga goditje standarde, për shkak të gabimeve tona. Më duket sikur po merrem me një skuadër të shurdhët. Duhet t’iu përsëris shumë herë të njëjtën gjë. Është shumë e rëndësishme për ne ndeshja e radhës, për shkak të formulës së grupeve. Është shumë e rëndësishme që të shënojmë gol. Të vazhdojmë nivelin e lojës së nisëm me Izraelin. Kemi luajtur më mirë edhe se me fitoren ndaj Turqisë. Duhet të jemi më të egër dhe të shfrytëzojmë rastet.

Mosgrumbullimi i Mavrajt: Problemi është i Federatës Greke të Futbollit, që vendos të luhen ndeshjet e kampionatit ditën e hënë, ndërkohë që sipas rregullores së FIFA-s në orën 12:00 nis grumbullimi i kombëtareve./SS/