Fitojnë Lakers e Rockets

Sport November 12, 2018 - 11:50
Detajet

LA Lakers ka shënuar fitoren e tretë radhazi, duke triumfuar në shtëpi ndaj Atlanta Hawks me rezultatin e ngushtë 107:106, transmeton zeri.info

LeBron James ishte më i miri në fitoren e vendasve, duke realizuar 26 pikë, 7 kërcime dhe 4 asistime, ndërkohë që kontribuoi edhe Kyle Kuzma me 18 pikë, 8 kërcime dhe 1 asistim.

Ndërsa, te Hawks më të dalluarit ishin Taurean Prince me 23 pikë, 7 kërcime dhe 1 asistim dhe Kent Bazemore me 21 pikë, 3 kërcime dhe 3 asistime.

Houston Rockets i është gëzuar fitores në shtëpi ndaj Indiana Pacers me rezultatin 115:103. James Harden shënoi plot 40 pikë për Rockets, ndërsa gjithashtu i realizoi edhe 9 asistime dhe 7 kërcime. Për vendasit u dallua edhe Chris Paul, i cili realizoi 26 pikë, 5 kërcime dhe 5 asistime. Ndërkohë, te mysafirët u dallua Victor Oladipo, që realizoi 22 pikë, 10 kërcime dhe 7 asistime.

Rezultatet: Houston – Indiana 115:103, New York – Orlando 89:115, Denver – Milwaukee 114:121, Portland Trail – Boston 100:94, LA Lakers – Atlanta 107:106.