Mançesteri është i kaltër

Sport November 11, 2018 - 19:19
Lexo detajet!

Manchester City ka triumfuar në derbin lokal ndaj Manchester Unitedit, transmeton zeri.info

Vendasit fituan me rezultatin 3:1.

Ekipi i Pep Guardiolas e filloi mjaft mirë takimin duke kaluar në epërsi qysh në minutën e 12-të me anë të David Silvas, derisa me këtë rezultat edhe u mbyll pjesa e parë.

Sergio Aguero e dyfishoi epërsinë e vendasve në minutën e 48-të, para se rezultati të ngushtohej pas golit të Anthony Martialit, i cili realizoi nga penalltia në minutën e 58-të.

Për rezultatin përfundimtar të ndeshjes u kujdes zëvendësuesi Ilkay Gundogan, i cili realizoi në minutën e 86-të pas një asistimi nga Bernardo Silva.

Me këtë fitore Manchester City ngjitet në pozitën e parë në tabelë me 32 pikë, 2 më shumë sesa Liverpooli, që pozicionohet në vendin e dytë./Zëri