Liria bëhet me trajner italian?

Sport November 10, 2018 - 23:23
Lexo detajet!

lubi Futbollistik “Liria” nga Prizreni ka arritur marrëveshje me trajnerin italian, Vincenzo Alberto Annese për të marrë drejtimin e skuadrës.

Gazetasheshi.com merr vesh ekskluzivisht se marrëveshja ndërmjet drejtuesve të klubit prizrenas dhe teknikut Annese tashmë është arritur dhe shumë shpejtë pritet të ndodhë edhe zyrtarizimi i tij në ambientet e “Përparim Thaçit”.

Vincenzo Alberto Annese ka zbarkuar ditë më parë në airoportin “Adem Jashari” në Prishtinë, ndërkohë këtë të shtunë ishte prezent për ta parë nga afër ndeshjen të cilën Liria e fitoi përballë Flamurtarit 1-0.

34 vjeçari i lindur në qytetin italian Bisceglie ka drejtuar së fundmi ekipin PSIS Semarang në kampionatin indonezian.

Më parë ai ka bërë karrierë edhe në kampionatin Italian, atë palestinez, Latvian, ganez si dhe ka drejtuar moshat e 19 vjeçarëve të Përfaqësueses së Armenisë.

Image