REKORD: Basketbollistja e Prishtinës realizon 116 pikë në 40 minuta

Sport November 10, 2018 - 21:49
Lajmet e fundit nga sporti

KBF Prishtina ka demoluar KBF Vushtrria , duke shënuar fitore në udhëtim me rezultatin 31:126.

Në këtë ndeshje rekord vendosi basketbollistja e Prishtinës, Marigona Rushiti, njofton faqja zyrtare e KBF Prishtina.

Ajo realizoi plot 116 pikë në 40 minuta lojë, duke u bërë kësisoj rekordmene.

Ishte Granit Rugova që më herët mbante rekordin e pikëve (110).

Gjatë 40 minutave bashkëlojtaret e saja e shërbyen me asistime Rushitin, e cila ishte thjeshtë e pandalshme.

Image