Beqir Batatina, kryetar i ri i Llapit

Sport November 10, 2018 - 17:59
Lexo detajet!

Pas takimit të rregullt ndërmjet kryesisë së klubit "Llapi", të mbajtur sot me datë 10.11.2018 me qëllim vazdhimin e konsolidimit të klubit me aksionarët e rinjë, Drejtori Ekzekutiv, z. Tahir Batatina në parim propozoi që Kryetar i klubit të zgjedhet z. Beqir Batatina, i cili pas hudhjes në votim u mbështet fuqishëm dhe pa asnjë votë kundër ai nga sot do të jetë Kryetar i KF Llapit.

Poashtu sot u zgjodhën edhe Drejtorët për transfere ndërkombëtare ku për shtetin e Zvicrrës u caktua, z. Bejtush Batatina dhe për Gjermani z. Amrush Batatina, ku fokusi i tyre do të jetë tek talentët llapjan dhe kosovar që të angazhohen në klube europiane dhe të tregojnë cilësitë e tyre.

Drejtori ekzekutiv, Tahir Batatina me këtë rast përshëndeti tre aksionarët e rinjë ku para ndeshjes i prezantoi tek lojtarët së bashku me Kryetarin dhe kërkoj mbështetje maksimale që Llapi të jetë një skuadër stabile dhe e organizuar mirë. Në prezantim mungoi vetëm aksionari Amrush Batatina i cili ishte i angazhuar me ndërrmarjen e tij.

Pra nga sot, aksionarët e rinjë të KF Llapit janë: z. Beqir Batatina, z. Bejtush Batatina dhe z. Amrush Batatina të cilët janë biznismenë të suksesshëm llapjanë me bizneset e tyre përkatëse në Zvicërr e Gjermani.