Valverde tregon arsyen pse Dembele mbeti jashtë skuadrës

Sport November 10, 2018 - 17:16
Lajmet e fundit nga sporti

Ernesto Valverde ka thënë se mbetja jashtë skuadrës e Ousmane Dembele, nuk ishte ndëshkim.

Pasi Dembele nuk ishte paraqitur në seancën stërvitore të enjten, Valverde pa vendosur që lojtari të mos jetë në skuadër për ndeshjen ndaj Betis, shkruan “Marca”, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, ai ka thënë se kjo gjë nuk ndodhi si “ndëshkim”, por ka dhënë arsye tjera.

“Nuk është ndëshkim, secili mund ta interpretojë si të dojë”, ka shpjeguar trajneri.

“Ndonjëherë luan dikush ndonjëherë tjetër luajnë të tjerët. Nesër Dembele nuk do të jetë aty” ishin fjalët e trajnerit.

Francezi është në “garë të ashpër” me Malcom dhe Rafinhan për një vend në formacion.

Rikthimi i Leo Messit pritet që t’i largojë nga ekuacioni të tre lojtarët.