Derbi i sezonit

Sport November 10, 2018 - 09:34
Lexo tjera detaje

Besa Famgas dhe Kastrioti do të përballen në mes vete të shtunën në derbin e sezonit në Superligën e hendbollit.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në palestrën “Karagaçi” në Pejë dhe do të fillojë në orën 19:00.

Këto dy skuadra prijnë në tabelë me nga 12 pikë dhe kjo lojë do të tregojë se “kush osht ma i forti”.

Të shtunën luhet edhe ndeshja Zhegra – Samadrexha (18:00). Të dielën luajnë: Vëllaznimi – Trepça (17:00), Vushtrria – Prishtina (17:00) e Drenica – Drita (14:00).