FFK tregon se si duhet të blihen biletat online

Sport November 09, 2018 - 23:14
Lexo detajet!

Federata e Futbollit të Kosovës përmes një videoje ka treguar se si duhet të blihen biletat online.

Biletat online do të mund të blihen në platformën tiks.app, transmeton Indeksonline.

Fillimisht duhet të regjistroheni duke dhënë të dhënat tuaja si emri, mbiemri, emaili, numri i telefonit dhe fjalëkalimi.

Pas regjistrimit do ju vije konfirmimi në emailin tuaj që jeni regjistruar. Pastaj duhet të qaseni në llogarinë tuaj dhe bëni zgjedhjen se në cilin sektor dëshironi ta blini biletën. Pastaj e zgjidhni ulsën tuaj.

Pas kësaj do ju shfaqet dritarja për detajet e poseduesit të biletës. Krejt në fund shfaqet konfirmimi për blerjen e biletës.

Kosova me 20 nëntor do të luaj kundër Azerbajxhanit në Prishtinë. Mënyra e blerjes online do të lehtësoj shumë punën e qytetarëve dhe nuk do të ketë më pritje të gjata.