'Kovac është trajneri i duhur për Bayern-in'

Sport November 09, 2018 - 18:27
Lajmet e fundit nga sporti

Niko Kovac nuk e ka filluar aspak siç është pritur sezonin e ri me skuadrën e Bayern Munich.

Kroati me lojtarët regjistrojnë një nga startet më të dobëta të gjigantit bavarez viteve të fundit.

Për fatin e tyre të keq, Borussia Dortmund po e shfrytëzon situatën dhe po tregon performanca të jashtëzakonshme.

Ata tashmë janë në krye të tabelës me katër pikë më shumë se Bayern.

Megjithatë përkundër kësaj, Giovane Elber, ish bashkëlojtari i Niko Kovac, mendon se kroati është njeriu i duhur për Bayernin.

“Situata normalisht se nuk është e pazakonshme, por Niko është trajneri i duhur për Bayern” ka thënë sulmuesi i pensionuar brazilian për “Goal”, transmeton lajmi.net.

“Pas gjashtë titujve të fituar radhazi, është pritur që një fazë e tillë të vie. Duhet të jeni të durueshëm me skuadrën e Nikos” ka thënë Elber.

Këtë fundjavë do të takohen Dortmund dhe Bayern, ndeshje që mund të jetë vendimtare për fatin e trajnerit.