Eto’o në telashe, zbulohet ngjarja tronditëse

Sport November 09, 2018 - 16:41
Detajet

Samuel Eto’o është në një telash të vërtetë.

Gjykata e Madridit ka pranuar kërkesën e një vajze të re 18 vjeçare për njohjen e atësisë nga sulmuesi që aktualisht është pjesë e Qatar SC. 

Në kohën kur ai ishte pjesë e skuadrës së Real Madrid, pra kur ishte 19 vjeç, kishte lënë shtatzënë të dashurën e tij emri i së cilës nuk bëhet i ditur e cila solli në jetë vajzën jashtë territorit të Spanjës.

18-vjeçarja pretendon se kaq provat biologjike për të vërtetuar se Samuel është i ati i saj. 

Mësohet se kjo është arsyeja që avokati ka pranuar kërkesën e saj për nisjen e prcesit për njohjen e atësisë.