Momenti kur Majlinda e shpartallon kundërshtaren për ta fituar medaljen e Artë (VIDEO)

Sport November 09, 2018 - 15:06
Lexo tjera detaje

Pas Distria Krasniqit, edhe Majlinda Kelmendi e ka fituar medaljen e Artë në Grand Prix të Uzbekistanit.

Kampionia Olimpike e mposhti me Ippon në finalen e kategorisë -52 kg xhudisten nga Zvicra, Evelyne Tschopp, raporton Insporti.

Në momentin kur e rrëzoi kundërshtaren, Majlinda u kthye dhe iu drejtua Driton Kukës, më meritorit që xhudistet tona po triumfojnë nëpër botë.

Kjo është medalja e dytë për Kelmendin që pas rikthimit nga dëmtimi që e mbajti jashtë për më shumë se një vit.

Ajo ka fituar të Argjendtën në kategorinë -52kg në Grand Slam Turneun në Abu Dhabi që ishte ndërprerë për shkak të një incidenti, ku e pësoi Kelmendi.

Pas pak, edhe Nora Gjakova do të kërkojë të Artën në Uzbekistan.

Ajo do të përballet me xhudisten nga Gjermania, Theresa Stoll.