FSHF konfirmon tërheqjen e Loret Sadikut nga lista, zëvendësohet me Ergys Kaçen

Sport November 09, 2018 - 12:27
Lexo detajet!

Trajneri i kombëtares Christian Panucci ka njoftuar zëvendësimin e Loret Sadikut me Ergys Kaçen, sa i përket listës së futbollistëve që ka grumbulluar për dy ndeshjet e radhës që do të luajë Shqipëria, njofton FSHF, raporton Gazeta Olle.

Mesfushori i Kasimpasas në Turqi, nuk ka pranuar të rikthehet tek Kombëtarja shqiptare, duke qenë i vendosur të luajë vetëm për Kosovën, pavarësisht se ende nuk po mund ta merr lejen e FIFA-s.

Sadiku është zëvendësuar nga Panucci me mesfushorin tjetër, Ergys Kaçe.