Unitedi luan më mirë pa këtë lojtar

Sport November 09, 2018 - 10:51
Detajet

Ish-mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Ince thotë se klubi anglez luan më mirë pa Romelu Lukakun, transmeton zeri.info

“Djajtë e kuq” kanë luajtur pa belgun në dy ndeshje radhazi tashmë dhe kanë arritur dy fitore ndaj Bournemouthit dhe Juventusit.

“Edhe nëse Lukaku është në formë, Mourinho do të ishte i çmendur nëse do të luante me të në derbi (ndaj Manchester Cityt). Ka pikëpyetje nëse Romelu Lukaku do të jetë në formë, por edhe nëse është, Mourinho do të ishte plotësisht i çmendur që të luajë me të”, deklaroi Ince.

“Alexis Sanchez u përmirësua shuam ndaj Juventusit të mërkurën dhe nuk është rastësi që aty nuk ishte prezent Lukaku. Dhe në përgjithësi, kur ai s’ka luajtur, Unittedi është dukur skuadër më e mirë”, shtoi ai./Zëri