Nëse tentoi me të vërtetë të gjuajë në portë, është goli më i mirë në Europa League

Sport November 09, 2018 - 08:28
Lexo detajet!

Suso ka shënuar një gol të bukur mbrëmë në Europa League, duke shpëtuar Milanin nga humbja në Spanjë ndaj Real Betisit.

Anësori spanjoll, që dje mori ftesën edhe nga trajneri Luis Enrique për ndeshjet që Spanja i zhvillon ndaj Kroacisë e Bosnja Hercegovinës, ka shënuar gol të bukur nga gjuajtja e lirë.

Ai shënoi për të barazuar rezultatin në 1-1 dhe nëse me të vërtetë kishte për qëllim të gjuaj drejt në portë, e jo të harkojë – padyshim është një ndër golat më të bukur këtë edicion në Europa League. /Insporti