Milan e Arsenal barazojnë, favoritët e tjerë fitojnë në ndeshjet e 21:00

Sport November 08, 2018 - 23:08
Lexo Detajet

Milan ka arritur të marrë vetëm 1 pikë në ndeshjen ndaj spanjollëve të Betis në ndeshjen e luajtur në ‘Estadio Benito Villamarín’. Vendasit kaluan në epërsi në minutën 12 me anë të Giovani LoCelso përpara se mysafirët të barazonin me anë të një supergoli të Susos në minutën 62. Me këtë barazim Milani pozicionohet në vendin e tretë me 7 pikë, aq sa ka edhe Olympiacos në vendin e dytë, por me golaverazh më të mirë. Ndërsa, Betis janë të parët me 8 pikë, shkruan zeri.info.

Ndërkohë Arsenali barazoi pa gola me Sportingun e Lisbonës duke e siguruar kualifikimin tutje. Në një ndeshje të cilët e dominuan vendasit, vlen të ceket edhe lëndimi i rëndë i Danny Welbeck në minutën 30 dhe kartoni i kuq i Mathieu, 3 minuta para fundit të kohës së rregullt.

Në ndeshjet e tjera të Europa League zhvilluara prej orës 21:00, Bayer Leverkusen mposhti minimalisht 1-0 Zurichun, Bordeaux barazoi 1-1 me Zenit St.Petersburgun, Celtic fitoi 2-1 ndaj Leipzig, Dinamo e Zagrebit mposhti 3-1 Trnavan, Ludogorets barazoi pa gola me AEK Larnacan, Olympiacos mposhti bindshëm 5-1 Dudelangen, Salzburg mposhti 5-2 në udhëtim Rosenborgun, Slavia e Pragës barazoi pa gola me Copenhagenin kurse Vorskla Poltava u befasua 0-1 në shtëpi nga Qarabag./ZERI