Milani po befasohet e Arsenal ende nuk e ka gjetur golin

Sport November 08, 2018 - 21:57
Lexo Detajet

Milan po e humb edhe ndeshjen e dytë ndaj spanjollëve të Betis, duke e rrezikuar seriozisht kualifikimin. Goli i Giovani Lo Celso në minutën 12 po i jep fitoren spanjollëve ndaj italianëve, të cilët edhe ndeshjen e parë në Milano e kishin fituar 2-1.

Ndërkohë, edhe Arsenal ende nuk e ka gjetur golin ndaj Sportingut të Lisbonës. Kjo ndeshje po dominohet nga “Gunners”, por pa ndonjë rast të volitshëm shënimi.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera Leverkusen po barazon pa gola me zviceranët e Zurich, Bordeaux po e mposhtë 1-0 Zenitin, Celtic po triumfon 1-0 ndaj gjermanëve të Leipzig, Dinamo e Zagrebit po e mposhtë 2-0 Trnavan e Sllovakisë, Ludogorets po barazon pa gola me AEK Larnacan, Olympiacos po fiton bindshëm 4-0 ndaj Dudelange, Salzburg po triumfon bindshëm 4-0 në transfertë ndaj Rosenborg, Slavia e Pragës po barazon pa gola me Copenhagenin kurse Vorskla Poltava po befasohet 0-1 nga Qarabag./ZERI