Zyrtare: Juventus vjen me një prurje të madhe

Sport November 08, 2018 - 20:02
Lexo Detajet

Juventus njofton se David Trezeguet është emëruar si ambasador zyrtar i klubit.

David Trezeguet është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te Juventusi, ndërsa tani ka marr postin e ambasadorit nëpër botë.

“David Trezeguet është një ikonë e vërtetë e Juventusit,” fillon deklarata e ‘Zonjës së Vjetër’, përcjell “lajmi.net”.

“Pra, ai është i përshtatshëm për ambasador zyrtar i klubit, duke zgjeruar një lidhje që deri më tani është karakterizuar nga suksesi i mrekullueshëm.

“Për tre vitet e ardhshme, Trezeguet do të përfaqësojë markën e Juventusit në fushën e zhvillimit global të tregtisë.

“Klubi është duke u përqendruar në një qasje dy-palëshe që kombinon suksesin në terren me zhvillimin e markës tregtare në mbarë botën dhe Trezeguet do të jetë ambasadori i përsosur për të vazhduar këtë rritje përmes ngjarjeve globale që përfshijnë tifozët dhe sponsorët”, thuhet më tej në njoftimin e Juventusit.