Lazio e shqiptarëve po fiton, Chelsea po ‘vuan’ ndaj BATE-s

Sport November 08, 2018 - 19:56
Lexo Detajet

Goli i Marco Parolos në minutën e parë të shtesës po i jep fitoren Lazios ndaj Marseille në ndeshjen që po luhet në ‘Olimpico’ e ku kanë startuar Berisha e Strakosha, shkruan zeri.info.

Chelsea ndërkohë po barazon pa gola me BATE Borisov, me vendasit që e patën mundësinë më të mirë në ndeshje kur e goditën shtyllën.

Në ndeshjet e tjera Sevilla po fiton 2-0 si mysafire e Akhisar Genclik, Eintracht Frankfurt po fiton 1-0 në udhëtim ndaj Apollon Limassol, Dynamo e Kievit po e mposhtë 1-0 francezët e Rennes, Genku i Zhegrovës po humb 0-1 nga turqit e Besiktas, Standard Liege po fiton 1-0 në Rusi ndaj Krasnodar, Malmo po barazon pa gola me Sarpsborgun, Mol Vidi po barazon po ashtu pa gola me PAOK-un, rezultat i njëjtë si në Rapid Vienna-Villareal kurse Rangers i Eros Grezdës po e mposhtë 3-2 Spartakun e Moskës në Rusi./ZERI