Alisson, 'Portieri i Vitit'

Sport November 08, 2018 - 17:25

Portieri i Liverpoolit Alisson është zgjedhur “Portieri më i Mirë i Vitit 2018” nga “Goal 50”, i cili i zgjedh çdo vit më të mirët e vitit kalendarik në secilin repart, shkruan Zeri.info.

Braziliani iu bashkua “Reds” nga Roma për 62,5 milionë euro gjatë verës që shkoi, një rekord i përkohshëm për një portier, ndërsa 26-vjeçari e shijoi një fillim mbresëlënës të karrierës në “Anfield Road”.

Sidoqoftë, Alisson u shpall portieri më i mirë i vitit në botë për shkak të shpërthimin me Romën sezonin e kaluar, por edhe për performancat e tij me Kombëtaren e Brazilit në “Botërorin 2018”, ku shkoi deri në çerekfinale.

Sezoni 2017-18 ishte fantastik për Alissonin, i cili e kishte ndihmuar ekipin “Giallorossi” të shkonte befasisht deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. /Zëri/