Ky ekip i ofron kontratë Martialit

Sport November 08, 2018 - 17:14
Detajet

Manchester United është duke u përgatitur t’ia ofrojë Anthony Martialit një kontratë të re pesëvjeçare me një rrogë totale prej afro 50 milionë eurosh.

Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi britanik “The Sun”, përcjell Zeri.info.

22-vjeçari po bëhet dita-ditës më i rëndësishëm në “Old Trafford” dhe i ka realizuar pesë gola në katër ndeshjet e fundit në Premierligës.

United e ka në opsion t’ia vazhdojë kontratën aktuale që e ka edhe 12 muaj pasi e do lojtarin në ekip për një periudhë afatgjate. /Zëri/