Mourinho: Ja pse i provokova tifozët e Juventusit!

Sport November 08, 2018 - 15:14
Detajet

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, e ka arsyetuar vendimin e tij për t’i provokuar tifozët e Juventusit me dorën të vendosur në vesh pas rikthimit sensacional të “Djajve të Kuq” në fitoren 2:1 të regjistruar në Torino të mërkurën mbrëma, shkruan Zeri.info.

Goli i Cristiano Ronaldos ishte i pamjaftueshëm për ekipin torinez, i cili e pësoi humbjen e parë në shtëpi në sezonin 2018-2019.

Ndërkaq, golat e Juan Matas dhe Alex Sandros rikthyen gjithçka në minutat e fundit.

Urrejtja e juventinëve ndaj “Special One” ishte ndjellë në sezonin 2008-2009 kur ai ishte trajner i Interit.

Dhe atë e fyen edhe në “Juventus Stadium”.

“Më kanë fyer për 90 minuta. Unë kam ardhur këtu për ta bërë punën time, asgjë më shumë”, ka thënë trajneri portugez për “Sky Sport Italia”.

“Nuk e kam ofenduar askënd në fund, vetëm e kam bërë gjestin që dëshiroja ta dëgjoja brohoritjen e tyre. Unë kam qëndruar i ftohtë si akull, por ata e fyen familjen time, por edhe familjen time të Interit, prandaj reagova ashtu”, përfundoi Mourinho. /Zëri/