Ylli kosovar: Jam i gatshëm të vdes për shtetin tim!

Sport November 08, 2018 - 14:27
Detajet

Grumbullimi i Ardian Ismajlit në Kombëtaren e Shqipërisë duke braktisur Kosovën ka ngjallur debat gjatë ditës së sotme.

Ai zgjodhi Shqipërinë edhe pse ishte kapiten i të rinjve të Kosovës.

Por një rrugë të tillë si duket nuk do ta zgjedh edhe shoku i tij te U21-shat, Mirlind Daku.

Sulmuesi i Osijekut ka thënë se do të ishte në gjendje të vdiste për shtetin e tij.

Image

Më poshtë është reagimi i 20 vjeçarit pas ngjarjeve të ditës së sotme ku është përfshirë edhe emri i tij, shkruan Indeksonline.

“Jam rritur duke e perkrahur Kosoven dhe Shqiperine,ne qofse me vje rradha ta perfaqesoj njeren nga keto Kombetare jam krenar qe jam Shqiptar. Kam zhvilluar ndeshje me Kombtaren U21 te Kosoves saqe kam luajtur edhe si i lenduar vetem e vetem qe te jap kontribut e djerse per shtetin tim,por se lejoj askush qe te luan me djersen time. Mos u merrni me portale amatere qe nuk i kane me shume se 100 like. Deri me tani kam qene pjese e kombetares U21 dhe ne qofse me vje ftesa perseri do e pranoj me kenaqesi,po ashtu edhe nga Kombtarja A. Jam krenar qe jam Shqiptar dhe do te jem i gatshem qe te vdes ne qofse me jipet mundesia per shtetin tim”, ka shkruar ish-futbollisti i Llapit.