Flamuri i Kosovës dhe Xherdan 'Shqiponja' në mediat serbe

Sport November 08, 2018 - 13:29
Detajet

Kur përmendet Xherdan Shaqiri në Beograd, për një çast dridhen themelet e Serbisë.

Emri i yllit të Republikës së Kosovës, Xherdan Shaqiri, është  sikurse një bombë atomike për Serbinë!

Kapitullimi i Serbisë ndodhi nga Xherdan Shaqiri pikërisht me 22 qershor të këtij viti në Kaliningradin e Rusisë, në kampionatin Botëror – “Rusia 2018”.

Në minutën e fundit, Shaqiri një top pothuajse nga gjysma e fushës dhe sikur një raketë tomahowk futet në 16 dhe shënoi për fitoren e Zvicrës me rezultat 2:1.

Moment që nuk harrohet kurrë kur Shaqiri futi topin mes të këmbëve të portierit Stojkoviq dhe tërë Serbia në tronditje, kapitullim total.

Ky kapitullim i tyre erdhi mu nga Shaqiri dhe këtë emër nuk e harrojnë serbët.

Image

Saqë vazhdojnë mediat që njihen me luftë speciale të shkruajnë kundër shqiptarëve dhe Shaqirit, madje paraqesin edhe në karikaturë Xherdan Shaqirin me shqiponjën dykrenare, Flamurin e Kosovës dhe trajnerin Klopp të Liverpoolit.

Portali serb ‘Kurir’ ka paraqitur disa nga karikaturat, ku serbëve iu dhemb shumë se Shaqa ka përkrahjen e jashtëzakonshme edhe nga tifozët anglez dhe mediat britanike. “Mediat angleze nuk e shmangën rastin e Shaqirit, ndonëse Klopp vendosi ta lë në Angli për problemet e mundshme në vijën politike”, shkruan mes të tjera ky portal.