Luboteni, për fitore në Evropë

Sport November 08, 2018 - 12:33

Klubi i volejbollit Luboteni do të mundohet ta nisë me fitore eksperiencën e re në Challenge Cup, shkruan sot gazeta Zëri.

Ferizajasit do të përballen sonte në fazën e dytë të këtij kompeticioni me ekipin turk, Ziraat Bank Ankara, në ndeshjen që do të zhvillohet në palestrën e sporteve “Bill Clinton”.

Ndeshja do të fillojë në orën 19:00, ndërsa pas një jave do të zhvillohet ndeshja e kthimit.

Krahas Lubotenit, në garat evropiane po merr pjesë edhe KV Peja, që luan në CEV Cup. /Zëri/