Griezmann, i lumtur te Atletico

Sport November 07, 2018 - 10:38
Detajet

Antoine Griezmann ka shprehur përsëri dashurinë e tij për Atletico Madridin pas shënimit të golit të tij të 20-të në Ligën e Kampionëve në fitoren 2:0 ndaj Borussia Dortmundit, transmeton zeri.info

Francezi u bë lojtari i parë i klubit madrilen që shënon 20 gola në Ligën e Kampionëve.

“Këto janë netët që i dua dhe arsyeja se pse jam i lumtur që luaj në këtë klub. Ne me të vërtetë deshëm që t’i tregonim atyre lojë pas shkatërrimit që na bënë në Gjermani. Ne mësuam nga gabimet tona dhe kemi treguar një imazh më të mirë të vetes sonë’, deklaroi Griezmann.

“Ne kishim disa lojtarë të rëndësishëm të lënduar dhe ekipi ynë i përgjigj siç bën gjithmonë. Ky është Atletico”, shtoi ai./Zëri