Fabinho, ende duke u ambientuar në Premierligë

Sport November 06, 2018 - 11:10
Detajet

Mesfushori i Liverpoolit, Fabinho e pranon se ai ende nuk e ka treguar potencialin e tij të plotë në “Anfield”, por beson se është në rrugën e duhur për t’u ambientuar në jetën e tij të re në Angli, transmeton zeri.info

Braziliani iu bashkua klubit anglez në verë nga Monaco për 43.7 milionë funte, por kishte paraqitje të limituara në fillim të edicionit.

“Unë ende nuk jam ambientuar. Jam ende duke u adaptuar këtu, por besoj se tashmë jam mësuar me stilin e futbollit, sidomos kur bëhet fjalë për intensitetin e lojës, që është shumë më ndryshe nga liga prej të cilës kam ardhur”, deklaroi Fabinho, i cili është paraqitur në shtatë ndeshje deri më tani për ekipin e Jurgen Kloppit./Zëri