Milani mendon për Baillyn

Sport November 06, 2018 - 10:36
Detajet

Milani është duke konsideruar transferimin e mbrojtësit të Manchester Unitedit, Eric Bailly gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton zeri.info

Kuqezinjtë e kanë humbur Mattia Caldaran për shkak të një problemi muskulor dhe ai mund të mos kthehet deri në shkurt.

Kjo ka bërë që gjigandi italian të vihet në kërkim të një qendërmbrojtësi. “ESPN” raporton se Milani është i interesuar për Baillyn.

Mbrojtësi është kritikuar publikisht nga trajneri i “djajve të kuq”, Jose Mourinho dhe bisedimet për një kontratë të re nuk kanë filluar ende.

Shitja e tij jashtë Premierligës mund të krijojë fonde për transferimin e një qendërmbrojtësi të ri, gjë të cilën Mourinho e kërkon prej kohësh./Zëri