Arsim Thaçi komenton kampionatin e Kosovës në emisionin 90Plus (VIDEO)

Sport November 05, 2018 - 19:31

Trajneri i Flamurtarit, Arsim Thaçi e ka komentuar kampionatin e deritashëm të Kosovës në futboll në emisionin 90Plus në Radio Prishtina dhe Zëri TV.

Ai i ka përmendur sidomos dy kryesuesit, Feronikelin dhe Prishtinën, për të cilat thotë se duhet të jenë shembull për ekipet tjera.

Sipas tij, do të ishte mirë të ketë më shumë ekipe të forta në Superligë, në mënyrë që kampionati të ishte më i fortë dhe më i balancuar.

“Feronikeli e ka ruajtur stabilitetin, është ekip shumë i fortë. Edhe me udhëheqësinë e kaluar edhe me këtë kryesi. Është një shembull që duhet të ndiqet nga klubet tjera”, ka thënë fillimisht ai.

“Prishtina i ka harxhuar afro 1 milion euro vitin e kaluar nëse s’gabohem sa isha pjesë e saj. Prapë është ekip i fortë dhe synon titullin. Duhet të bëhen 5-6 ekipe të forta pasi krejt liga nuk mund të jetë e fortë”, ka shtuar ai.

“Klubet duhet ta kenë një strategji brenda për brenda që nga shkolla e futbollit e deri tek ekipi i parë. Edhe Trepça ’89 ka lojtarë cilësorë, por koordinimi i tyre nuk është i duhuri”, përfundoi Thaçi. /Zëri/