Perez “i çmendur” pas parave, Reali arrin marrëveshjen historike që mbush arkat e klubit

Sport November 05, 2018 - 16:28
Detajet

Duket se Florentino Perez e ka mendjen te paratë. Bordi drejtues i skuadrës së Real Madridit ka arritur një marrëveshje historike që do të mbushë arkat e klubit.

Bëhet fjalë për një marrëveshje të arritur me kompaninë gjermane “ADIDAS”, për t’u dhënë ekskluzivitetin për prodhimin e fanellave të skuadrës. Kështu Real Madridi do të përfitojë plot 110 milionë euro në vit që do të thotë 1.1 miliard euro në marrëveshjen 10 vjeçare të arritur.

Kështu madrilenët lënë pas Barcelonën e cila fiton 85 milionë euro në vit. Me këto të ardhura stratosferike Reali do të jetë një ekip që mund të ndërhyjë fuqishëm në merkato për të blerë lojtarët.