Benatia shpreh pakënaqësitë e tij te Juve

Sport November 05, 2018 - 12:01
Detajet

Mbrojtësi i Juventusit, Medhi Benatia e pranon se dëshiron të luajë më shumë, ndërsa thotë se edhe mund të largohet në janar, transmeton zeri.info

“Në vitin e kaluar bëra punë të mirë sepse kisha më shumë vazhdimësi, fatkeqësisht këtë vit nuk e kam. Është pjesë e punës sime dhe unë punoj gjithmonë që të jem i gatshëm, por nuk është një situatë e kënaqshme”, deklaroi Benatia.

“Është normale që mua nuk po më pëlqen, jam 31-vjeçar dhe dua të luaj sa më shumë që është e mundshme. Janari? Le të shohim se çfarë do të ndodhë, si do të përdorem, nëse Juve ka nevojë për mua, nëse Allegri më do. Unë jam në dispozicion të skuadrës, derisa të jem këtu do të jap gjithçka”, shtoi ai./Zëri