Mbyllen ndeshjet e sotme të Superligës, nuk munguan befasitë!

Sport November 04, 2018 - 15:18
Detajet

Janë mbyllur tashmë tri ndeshjet e sotme të xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan Zeri.info.

Kampionia e Kosovës, Drita u befasua nga Liria, nga e cila u mposht në shtëpi me rezultat 0:1.

Liridon Fetahaj shënoi në fund të ndeshjes për t'i mposhtur gjilanasit.

Kurse, Llapi fitoi në duel me Ferizajn në udhëtim, 1:0 falë golit të shënuar nga Shend Kelmendi në fund të takimit.

Kurse, dueli kryesor ndërmjet Trepçës ’89 dhe Gjilanit ka përfunduar po ashtu baras, 1:1.

Vilfer Hysa i kaloi gjilanasit në epërsi, kurse Arb Manaj e barazoi rezultatin në pjesën e dytë. /Zëri/