Bayerni, i zhgënjyer me barazimin

Sport November 04, 2018 - 14:26
Detajet

Trajneri i Bayern Munichut, Niko Kovac thotë se ekipi i tij është i zhgënjyer dhe i nevrikosur me barazimin 1:1 në shtëpi ndaj Freiburgut të shtunën, transmeton zeri.info

Bavarezët ishin në avantazh falë golit të Serge Gnabry në minutën e 80-të, por Lucas Holer ia siguroi një pikë mysafirëve në minutën e 89-të.

“Kundër Augsburgut ne humbëm pikë në minutën e 89-të dhe përsëri na ndodhi e njëjta gjë. Këto janë katër pikët që na mungojnë tani”, deklaroi Kovac.

“Ne jemi të nevrikosur dhe të zhgënjyer për këtë. Ky është sporti dhe kjo është jeta. Ne duhet të luajmë në ndeshjen e ardhshme pas tre ditësh dhe ne duam ta fitojmë atë”, shtoi ai./Zëri