Barça pret shumë nga Dembele

Sport November 04, 2018 - 12:42
Detajet

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde thotë se klubi katalonjas ka pritje të larta për sulmuesin Ousmane Dembele, ndërsa e lavdëroi paraqitjen e francezit në fitoren 3:2 ndaj Rayo Vallecanos, transmeton zeri.info

Dembele u inkuadrua në lojë në minutën e 52-të, ndërsa derisa ekipi i tij po mposhtej 2:1, ai realizoi golin e barazimit në minutën e 87-të.

“Ne presim shumë nga ai. Dembele mund të jetë vendimtar dhe sot (e shtunë) ai na ndihmoi me një gol të rëndësishëm që na mundësoi që të shënonim tjetrin”, deklaroi Valverde.

Dembele, i cili ishte transferuar te Barcelona në vitin e kaluar nga Borussia Dortmundi, është paraqitur në 14 ndeshje deri më tani këtë edicion dhe ka realizuar 6 gola dhe 3 asistime./Zëri