Përleshje mes tifozëve të Barcës dhe të Rayos, tre të lënduar

Sport November 03, 2018 - 19:24
Lajmet e fundit nga sporti

Barcelona do të luaj sonte si mysafire e Rayo Vallecanos.

Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për xhiron e 11-të të La Ligas.

Pak para ndeshjes, policia spanjolle ka bërë të ditur se një përleshje ka ndodhur mes tifozëve ultras të Rayos dhe atyre të Barcelonës, shkruan “Mundo Deportivo” transmeton lajmi.net.

Si pasojë e këtyre përleshjeve tre persona thuhet të jenë dërguar në spital.

Përleshja ishte masive dhe kishte ndodhur në afërsi të stadiumit të Rayos.