Leganes ndal Atletico Madridin

Sport November 03, 2018 - 14:57
Lajmet e fundit nga sporti

Atletico Madrid është befasuar nga Leganes në udhëtim, duke barazuar 1:1.

Sfida e javës së 11-të mes Leganes dhe Atletico Madridit e zhvilluar ‘Estadio Municipal de Butarque’ nuk ka dhuruar fitues, duke përfunduar 1:1.

Antoine Griezmann në minutën e 69’ të ndeshjes kaloi në epërsi Atletico Madridin.

Në minutën e 82’ vendasit arritën barazimin, kur shënuan me anë të Carrillo.

Pas këtij barazimi, Atletico numëron 20 pikë dhe renditet në vendin e dytë.