Nainggolan gati të rikthehet

Sport November 02, 2018 - 21:21
Lexo tjera detaje

Radja Nainggolan është gati që të kthehet për të shërbyer për skuadrën e tij, Inter.

I gëzuar për këtë është edhe trajneri Luciano Spalletti, i cili ka mirëpritur rikthimin e belgut.

“Do ta sjellë Nainggolan me vete. Nuk duket se do të ketë rol kyç, megjithatë mund të luaj për 30 minuta” ka thënë Spalletti.

Nainggolan pësoi lëndim në ndeshjen ndaj Milan, pas përplasjes me Biglian.

Ai mungoi në ndeshjen e Inter ndaj Barcelonës, të cilën “Zi kaltrit” e humbën.

Mesfushori me pasaportë mbeti jashtë fushës edhe në fitoren e skuadrës së tij ndaj Lazios.

Rikthimi pritet të bëhet ndaj Genoas, ndeshje e cila nuk duket e vështirë në letër për Interin.