Tjetër skandal nga FIFA, Infantino lejoi Man Cityn dhe PSG-në të thyejnë Fair Play Financiar

Sport November 02, 2018 - 20:55
Lajmet e fundit nga sporti

Skandalet nga FIFA nuk kanë të ndalur. Së fundmi është zbuluar çfarë Infantino ka bërë me Manchester Cityn dhe Paris Saint Germain.

“Der Spiegel” shkruan se Gianni Infantino ka ndihmuar sistematikisht Cityn dhe PSG ti shmangen penalltive të Fair Play Financiarë, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu “Der Spiegel” pretendon se të dyja skuadrat kanë thyer rregullin financiarë dhe që të dyja janë ndihmuar nga Infantino.

Kësisoj, UEFA nuk ka sanksionuar asnjërën nga skuadrat, gjithashtu udhëheqësit e shtëpisë më të madhe të futbollit në Evropë, janë takuar fshehurazi me drejtuesit e dy skuadrave.

Thuhet se çështja është mbyllur për arsye politike.