Valon Berisha shpallet lojtari më i mirë i muajit tetor për Lazion
Sport
November 02, 2018 - 20:28
Detajet
Lojtari kosovar i klubit italian Lazio, Valon Berisha, ka marrë çmimin e lojtarit më të mirë të muajit tetor për klubin romak.
Valon Berisha erdhi në Lazio në këtë verë nga klubi austriak, Salzburg, dhe i ka vetëm 4 paraqitje për lacianët, 2 në Serie A dhe 2 në Evropa Ligë.
Mirëpo paraqitja e tij e mirë në muajin që lamë pas ka bërë që të shpallet si lojtari më i mirë i muajit tetor për Lazion, pasi ka grumbulluar 12,224 vota.
Lazio momentalisht është në vendin e pestë me 18 pikë sa Milani, dhe të dielën ndeshet në shtëpi me Spalin.
ë Congratulazioni Valon! #Berisha con 12.224 voti è stato eletto come il 'Player of the Month' di ottobre ë pic.twitter.com/y0SmmnE6AN
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) November 2, 2018