Allegri: Ky klub është favorit për Ligën e Kampionëve, jo ne

Sport November 02, 2018 - 17:08
Detajet

Barcelona është favorite për ta fituar Ligën e Kampionëve, sipas trajnerit të Juventusit Massimiliano Allegri.

Juventusi mund ta sigurojë vendin për në fazën eliminatore nëse e mposhtë Manchester Unitedin të mërkurën, transmeton Gazeta Express.

“Këtë vit favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve është Barcelona, por ne jemi në mesin e katër favoritëve”, ka thënë Allegri.

Juventusi konsiderohet si favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë stinor, mirëpo nuk mendon kështu trajneri i skuadrës torineze.

Me transferimin e Cristiano Ronaldos gjasat janë më të mëdha që ta fitojë titullin prestigjioz këtë stinor.