Vidal bën gafën e vitit pas ndeshjes së Kupës së Mbretit

Sport November 01, 2018 - 12:11
Detajet

Duket që Arturo Vidal nuk ka luajtur mjaftueshëm me Barcelonën. Aq sa ndeshjen e djeshme e harroi që ishte e vlefshme për Kupën e Mbretit dhe jo për kampionat.

Në Kupë ndeshjet s’vlerësohen me pikë. “Sigurisht që jemi të kënaqur me 3 pikët e fituara. Ishte ndeshje e vështirë”, tha kiliani duke bërë gafën e vitit.. Më tej, ai tregoi se do të përfitojë nga të gjitha minutat që do t’i japë trajneri dhe kërkon të bëjë më të mirën për të ndihmuar Barcelonën.