Mbretëresha u kthye

Sport November 01, 2018 - 10:28

Majlinda Kelmendi është kthyer furishëm pas një mungese të gjatë për shkak të lëndimit, shkruan sot gazeta Zëri.

Kampionia olimpike e fitoi medaljen e argjendtë në “Abu Dhabi Grand Slam” dhe ky fakt e ka gëzuar trajnerin Driton Kuka.

“Ajo u kthye me medalje të argjendtë në ‘Grand Slam’. Rikthehet me medalje, arriti në finalen e madhe. Rikthimi i saj është i fuqishëm. Nora, Disi e Akili, por së shpejti edhe Loriana me kampionen olimpike drejt ‘Tokyo 2020’”, ka shkruar Kuka. /Zëri/